Christopher Nolan ka zbuluar se dëshira e tij është që projekti i radhës të jetë një film horror.
Regjisori fitues i çmimit Oscar po shijon aktualisht suksesin global të epikut të tij kinematografik “Odisea”, i cili po dominon arkat botërore të kinemave, duke arkëtuar rreth 264 milionë dollarë vetëm gjatë fundjavës së parë të shfaqjes.
Në një intervistë për The Hollywood Reporter , Nolan bëri shaka me fansat që prej kohësh i kërkojnë të realizojë një film horror, duke pasur parasysh se “Odisea” përmban disa skena me elemente të forta të këtij zhanri.
“Nuk kanë më nevojë të më luten të tregoj një histori horror. Mjafton të blejnë një biletë”, u shpreh ai me humor, përpara se t’i përgjigjej pyetjes nëse synon të realizojë një film të mirëfilltë horror pas këtij projekti madhështor.
“Gjithmonë kam besuar se zhanri i horrorit duhet trajtuar me shumë kujdes nga pikëpamja konceptuale. Duhet të kesh një ide vërtet të jashtëzakonshme. Kur shikon një film si ‘Obsession’, kupton se gjithçka nis nga një ide e fortë. Nuk bëhet fjalë për aspektin teknik apo vështirësitë e realizimit, por për historinë. Prandaj jam gjithmonë në kërkim të idesë së duhur”, pohoi Nolan.
Filmi “Obsession” është shndërruar në një nga surprizat më të mëdha të vitit. Ai është filmi i parë artistik me metrazh të gjatë i regjisorit Cary Barker dhe rrëfen historinë e një burri që shpreh dëshirën që një kolege të dashurohet me të. Por dëshira e tij realizohet në mënyrë të frikshme, duke sjellë pasoja vdekjeprurëse.
/tvklan.al












Botërori 2026 
