Çifti i njohur i balerinëve, Manjola Hasani dhe Ezdalin Gorani kanë qenë të ftuar këtë pasdite tek emisioni “Rudina” në Tv Klan. Ata kanë folur për historinë e tyre të veçantë të dashurisë.

Ata kanë qenë shumë miq së bashku dhe e kanë pasur të vështirë ta çonin marrëdhënien e tyre në një tjetër nivel. Ezdalin ka rrëfyer se ai e ka pëlqyer shumë Manjolën, por gjithmonë ka hezituar t’ia shfaqte ndjenjat.

Nga ana tjetër, Manjola tërhiqej sepse kishte frikë se mos lidhja e tyre nuk funksiononte dhe ajo humbiste shokun e saj më të mirë.

Por, gjërat rrodhën ndryshe dhe ajo jo vetëm nuk e humbi shokun e saj, por fitoi shokun e jetës.

Manjola dhe Ezdalin dhe kanë dy fëmijë së bashku, një vajzë 9 vjeçe me emrin Olesia dhe një djalë 2 vjeç me emrin Oen. Çifti i balerinëve i ka ndaluar kategorikisht fëmijët, që të mos merren me balet.

Ezdalin: E kemi ndaluar kategorikisht.

Manjola: Nuk diskutohet fare në shtëpinë tonë. S’na pëlqen fare.

Ezdalin: Ne kemi pasur një sallë baleti, para shumë vitesh dhe vajza ka qenë e vogël. Nuk kemi dashur t’i imponojmë. Duke ditur lodhjen që ka zanati jonë dhe feedback-un që merr mbrapsht. Nuk e kemi pasur qejf. Unë jo njëherë, kategorikisht. Në momentin që vajza vinte, që bënim kurse nuk e pranonim. Nuk donim ta ushqenim.

Manjola: Vajza s’kishte interes për fat të mirë.

Ezdalin: Është profesion shumë i lodhshëm. Jemi super të kënaqur që nuk merren me këtë gjë, le të bëhet avokate, doktoreshë, çfarë të dojë. /tvklan.al