Çifti mbretëror i Britanisë së Madhe ka nisur zyrtarisht vizitën shtetërore katërditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mbreti Charles III dhe mbretëresha Camilla janë takuar në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin Donald Trump dhe Zonjën e Parë Melania Trump.
Pas takimit zyrtar, dy çiftet më pas pinë çaj në Dhomën e Gjelbër, ndërsa më pas zhvilluan edhe një tur të shkurtër në kopshtet e Shtëpisë së Bardhë.
Më pas çifti mbretëror mori pjesë në një ceremoni që u zhvillua për nder të tyre në rezidencën e ambasadorit britanik.
Vizita e Mbretit Charles në SHBA është cilësuar si një sfidë e madhe diplomatike. Marrëdhënia midis Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA-ve është dëmtuar rëndë gjatë muajve të fundit.
Presidenti Trump ka kritikuar kryeministrin britanik Keir Starmer për mungesën e gatishmërisë së Mbretërisë së Bashkuar për t’u përfshirë në luftën e SHBA-ve në Iran.
Megjithatë, Trump ende e admiron Mbretin dhe është pikërisht kjo lidhje që Charles do të shfrytëzojë në riparimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 
