Sokol Cikalleshi i jep një ndihmë të madhe Akhisarit në Kupën e Turqisë. Sulmuesi i kombëtares realizoi 2 gola në fitoren 3 – 1 ndaj Kasimpashës mbrëmjen e së enjtes.

Kjo ishte ndeshja e parë çerekfinale. Përballja e kthimit që do të përcaktojë se cili ekip shkon më tej do të luhet më 26 Shkurt.

Sokol Cikalleshi u transferua në merkaton e Janarit tek Akhisari që po lufton për të qëndruar në Superligën turke.

Tv Klan