Golashënuesi më i mirë i huaj tek ekipi turk me 27 gola

Sokol Cikalleshi i hapi rrugën fitores 2-0 të Koniasporit në fushën e Pendiksporit dhe vendosi një rekord. Sulmuesi shqiptar realizoi me penallti në minutën e 12’, duke u bërë i shënuesi më i mirë i huaj me këtë ekip në Superligën e Turqisë, 27 gola deri më tani, duke kaluar boshnjakun Riad Bajiç.

Kjo ishte ndeshja e 101 me Koniasporin. Shënuesi tjetër i takimit të javë së 28 ishte ish-futbollisti i Kukësit, Valon Et’hemi. Arlind Ajeti i dha barazimin 1-1 Kluzhit në fushën e skuadrës kampione në fuqi Farul Kostanca.

Mbrojtësi i Kombëtares realizoi në minutën e 82’, duke i dhënë 1 pikë me vlerë ekipit të tij që ndodhet i treti në kuotën e 50 pikëve pas 29 javësh kampionatit rumun. Ky ishte goli i tretë në këtë sezon për Arlind Ajetin. Sa herë ka shënuar Ajeti, ekipi i Kluzhit ka dalë me pikë nga fusha.

Tv Klan