Skuadra e shqiptarit fitoi takimin e parë me Monza

Cittadella bëri surprizën duke mundur 3-0 Monza e Berlusconi në play off për ngjitjen në Serie A. Skuadra ku aktivizohet portieri shqiptar Elhan Kastrati synon debutimin në elitën e futbollit italian dhe bëri një hap duke fituar gjysmëfinalen e parë.

Kastrati ishte një ndihmë e madhe me pritjet e tij madje edhe me pasimin për golin e dytë për Cittadella. Gazzetta Dello Sport e vlerësoi me notën 7. Më mirë ishte Baldini, shënuesi i të 3 golave.

Ndeshja e kthimit ndaj Monza që ka lojtarë me përvojë si Boateng apo Balotelli do të zhvillohet më 20 maj. Më herët Cittadella e Elhan Kastratit eliminoi Brescia e Emanuele Ndojit.

Në Serie A deri më tani është ngjitur Empoli i Nedim Bajramit dhe Salernitana e Frederik Veselit.

Tv Klan