Çështja gjyqësore mes Premier Leagues dhe Manchester Cityt, lidhur me mbi 100 shkelje financiare të pretenduara, mbetet ende në fazën e shqyrtimit.

Sipas raportimeve të fundit, seanca e apelit është planifikuar të zhvillohet në muajin dhjetor të këtij viti.
Për shkak të kohëzgjatjes së mundshme të seancave, vendimi përfundimtar pritet të shpallet në fillim të vitit 2027.

Në rast se klubi anglez shpallet fajtor, komisioni kompetent do të përcaktojë masat ndëshkimore menjëherë pas vendimit.

Megjithatë, procesi ligjor mund të zgjatet më tej, pasi klubi ruan të drejtën e ankimit ndaj çdo vendimi të ardhshëm. Sanksionet e mundshme variojnë nga gjobat financiare deri te zbritja e pikëve apo edhe përjashtimi nga kampionati.

/tvklan.al