Balluku: Propozimi ynë synon miradministrim të faturave

Konsumi i lartë i energjisë elektrike nga furrat e bukës ka bërë që Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë të rishikojë tarifat e faturimit në bazë të sasisë së konsumit.

Ministrja Belinda Balluku u shpreh se nisma është dakordësuar edhe me grupet e interesit në mënyrë që mbledhja e të ardhurave të mos dëmtojë asnjë nga palët.

Administratori i OSHEE, Enea Karakaçi u shpreh se propozimet janë që tarifat të variojnë nga 7.6 – 12 Lekë, në bazë të strukturës së operimit në këto njësi.

Kryetari i shoqatës së furrave të bukës, Gëzim Peshkëpia tha se për këto çmime ka dakordësinë e drejtuesve të këtyre bizneseve.

Sipas Shoqatës së Bukës, Pastiçerisë dhe Brumërave, aktualisht janë rreth 4000 furra buke që e paguajnë energjinë elektrike me një çmim preferencial prej 7.6 lekë/ kWh.

Tv Klan