Karol G dhe Feid ishin fituesit e mëdhenj, me nga 6 trofe secili në Çmimet e Muzikës Latine të Amerikës e cila u mbajt në Las Vegas.

Për “Manana Sera Bonito” Karol G fitoi edhe në kategoritë “Albumi i vitit” dhe “Albumi më i mirë urban i vitit”. Ajo gjithashtu fitoi edhe një çmim për duetin e saj me Shakirën.

Teksa Karol G nuk ishte e pranishme, pasi ajo është aktualisht në turneun e saj në Amerikën Latine këngëtari Feid ishte i pranishëm gjatë ceremonisë së çmimeve.

“Faleminderit ekipit tim dhe të gjithë artistëve dhe kolegëve që kanë bashkëpunuar me mua gjatë gjithë kësaj kohe”, u shpreh këngëtari.

Në total, 76 artistë morën pjesë në 27 kategori, të cilat u zbuluan gjatë gjithë mbrëmjes së organizuar nga Alejandra Espinoza, Thalía, Becky G dhe Carlos Ponce. Ceremonia e ndarjes së çmimeve u prezantua në një kombinim të gjuhës angleze dhe asaj spanjolle.

Klan News