Propozimin e Edi Ramës për të ulur akcizën e naftës vetëm nëse çmimi kalon 220 lekë për litër, Sali Berisha e cilësoi tallje me qytetarët nga ana e kryeministrit.
“Të nxjerrim makinat, të bllokojmë rrugët. Është tallje cinike, të nxjerrësh sytë dhe të çosh vetullat do të thotë që ky është lubia që po përfiton më shumë nga çmimi i naftës. Sepse kur çmimi i naftës shkon 220, përfitimi i tij nga ky çmim rritet me 40 përqind”.
Rritjen e çmimit të naftës Berisha e sheh si spekulim nga ana e qeverisë, ndaj kërkon që Kuvendi të ndezë dritën jeshile për amendimet e propozuara nga demokratët, që sipas tij shërbejnë si masa lehtësuese.
“Kërkojmë menjëherë përgjysmimin e taksës së qarkullimit dhe lëvizjen e akcizës. Do të kërkojmë të vendoset sistemi fiskal që ekziston në Kosovë dhe RMV, vende në të cilat nafta rritet kur rritet në tregun botëror, por kjo rritje përsëri bën që çmimi në këto vende të jetë 70 përqind më i ulët se në Shqipëri”.
Nga socialistët kërkoi votën për dy propozimet e opozitës, por Edi Ramës ia mbylli derën e bashkëpunimit për ligjin e referendumit dhe uljen e numrit të deputetëve.
“Nuk mbështes asnjë nismë të PS-së në mënyrë të prerë”.
Gjatë bashkëbisedimit me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, Berisha akuzoi qeverinë për borxhin e kompanisë “Air Albania” dhe për ngecjen e Shqipërisë në procesin e integrimit europian.
“I ka shpenzuar me 150 udhëtime turistike, etj., etj. me radhë, dhe tani detyrohen taksapaguesit të paguajnë 35 milionë euro borxhin e Air Albania, kompanisë private që ka falimentuar”.
Kryeministri nga Asambleja e Socialistëve ironizoi se s’ka mërgatë qyqesh në Berlin e Bruksel që e ndal Shqipërinë në rrugën drejt integrimit, por Sali Berisha e akuzoi si ngelës në këtë proces.
“Pija lëngun”, u thuaj, raporti nuk u votua. Mali i Zi u veçua, kurse Shqipëria mbeti në klasë. Mashtrimi i radhës i Edi Ramës”.
Berisha ftoi qytetarët që të dielën, në orën 18:00, të bashkohen në kryengritjen paqësore poshtë selisë së qeverisë.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 