Çmimet e naftës kanë pësuar një rritje të menjëhershme pas deklaratës së fundit të shefit të Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump.

Çmimi i naftës bruto Brent është rritur me 5%, duke arritur në 106 dollarë për fuçi, mes shqetësimeve në rritje për sigurinë e furnizimit global me energji.

Kontratat e ardhshme të aksioneve amerikane ranë me 1.3%, ndërsa kontratat e ardhshme evropiane ranë me mbi 2%. Aksionet aziatike u goditën rëndë, me indeksin Nikkei të Japonisë që ra me 2.4% dhe indeksin Kospi të Koresë së Jugut që ra me 4.7%.

Indeksi më i gjerë i aksioneve të Azi-Paqësorit të MSCI-t jashtë Japonisë ra me mbi 2%, me pothuajse të gjitha bursat rajonale në rënie.

Sipas analistëve të tregut, deklaratat e presidentit amerikan nuk kanë arritur të qetësojnë investitorët, të cilët mbeten të shqetësuar për situatën në Ngushticën e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme detare për transportin e naftës në botë.

Ekspertët paralajmërojnë se, nëse tensionet vazhdojnë, tregjet globale mund të përballen me rritje të mëtejshme të çmimeve, duke ndikuar drejtpërdrejt në ekonomitë dhe konsumatorët në mbarë botën.

Klan News

/tvklan.al