Shkencëtari francez Henri Kagan dhe ai japonez Kenso Soai janë fituesit e çmimit Nobel në Kimi për vitin 2026. Zbulimi i tyre ndihmon në kontrollin e mënyrës se si krijohen molekukat, veçanërisht ato që përdoren në prodhimin e ilaçeve. 

Dy shkencëtarët kanë arritur të shpjegojnë se si një reaksion kimik mund të prodhojë vetëm njërën nga dy format e mundshme të një molekule. Këto dy forma janë si imazhi në pasqyrë i njëra tjetrës, njësoj si dora e majtë dhe dora e djathtë.

Ky fenomen ka qenë një nga misteret e kimisë për më shumë se 100 vjet. Shumë molekula të rëndësishme për jetën ekzistojnë në këto dy versione, por organizmat e gjallë përdorin pothuajse gjithmonë vetëm njërin prej tyre.

Zbulimi është veçanërisht i rëndësishëm për industrinë farmaceutike.

Në disa ilaçe, njëra formë e molekulës mund të ketë efektin e dëshiruar, ndërsa forma tjetër mund të jetë më pak efektive ose edhe të shkaktojë efekte të padëshiruara.

Kagan dhe Soai do të ndajnë mes tyre çmimin prej rreth 1.2 milionë dollarësh.

/tvklan.al