Media britanike “CN Traveller” shkruan se pushimet në një qytet mund të jenë një nga mënyrat më efektive për t’u njohur me kulturën e një vendi. Pavarësisht nëse është një fundjavë apo një periudhë më e gjatë qëndrimi, pushimet në qytet ofrojnë një mundësi të mirë për t’u njohur me historinë e vendit, që rrallë se udhëtarët e huaj mund ta bëjnë këtë në resortet e plazheve apo hotele.

Tirana

Kjo e përditshme britanike ka listuar disa nga qytetet evropiane ku udhëtarët e huaj mund të kalojnë pushimet me çmime të përballueshme. Në këtë listë përfshihen qyteti i Tiranës dhe Beratit.

Mediat sociale kanë promovuar bukurinë e rivierës shqiptare duke ngjallur interes për Shqipërinë. Megjithatë, shumë vizitorë kanë zgjedhur të eksplorojnë vendin duke kaluar një fundjavë në kryeqytet.

Berat

Që pas rënies së regjimit komunist në vitet 1990, qyteti është i gjallë me ngjyra. Udhëtarët mund të mësojnë për të kaluarën e vendit tonë në Muzeun Historik Kombëtar. Më e rëndësishmja, Tirana ofron akomodime me dhomat më të lira në Evropë. Edhe në qytetin e Beratit, bujtinat dhe hotelet ofrojnë dhoma të thjeshta dhe tradicionale ku turistët mund të akomodohen me çmime të përballueshme.

Media britanike e vlerëson për shtëpitë e bardha të Beratit të cilat janë krejtësisht unike. Udhëtarët mund të ngjiten rrugëve të pjerrëta me kalldrëm për të vizituar Kështjellën e Beratit të shekullit të XIII dhe të shijojnë pamjen e qytetit.

Klan News