Duket se rruga e suksesit ndërkombëtar është shtruar për “Shkodrën Elektronike”. Diçka që pritej pas performancës së tyre të shkëlqyer në Eurovision, duke bërë krenar çdo shqiptar anë e mbanë globit. Në një artikull të CNN ku është hartuar renditja (subjektive) për këtë festival, Shqipëria mban fronin me “Zjerm”.

Për këtë media, Beatriçe Gjergji dhe Kolë Laca përbëjnë çiftin surprizë të këtij viti. Në përshkrimin e tyre kanë veçuar rreshtat

 “S’ka përreth asnjë ambulancë

S’ka kush flet me arrogancë”

E përpos tyre, CNN shkruan se kjo dyshe ka sjellë diçka ndryshe, një lloj muzike krejtësisht autentike. Prandaj, ata po marrin vëmendjen e duhur nga fansat.

Renditja e CNN

26. Armenia: PARG, “Survivor”

25.San Marino: Gabry Ponte, “Tutta L’Italia”

24.Mbretëria e Bashkuar: Remember Monday, “What The Hell Just Happened?”

23. Portugali: Napa, “Deslocado”

22.Lituani: Katarsis, “Tavo Akys”,Gjermani: Abor & Tynna, “Baller”

21. Gjermani: Abor & Tynna, “Baller”

20. Izrael: Yuval Raphael, “New Day Will Rise”

19. Spanjë: Melody, “Esa Diva”

18. Islanda: VÆB, “Róa”

17. Norvegjia: Kyle Alessandro, “Lighter”

16. Polonia: Justyna Steczkoëska, “GAJA”

15. Letoni: Tautumeitas, “Bur Man Laimi”

14. Greqia: Klavdia, “Asteromáta”

13. Holandë: Claude: “C’est La Vie”

12. Ukrainë: Ziferblat, “Bird of Pray”

11. Estonia: Tommy Cash, “Espresso Macchiato”

10. Maltë: Miriana Conte, “Serving”

9. Danimarka: Sissal, “Halucination”

8. Suedi: KAJ, “Bara Bada Bastu”

7. Luksemburg: Laura Thorn, “La Poupée Monte Le Son”

6. Itali: Lucio Corsi, “Volevo Essere Un Duro”

5. Francë: Louane, “Maman”

4. Zvicër: Zoë Më, “Voyage”

3. Finlandë: Erika Vikman, “Ich Komme”

2. Austria: JJ, “Wasted Love”

1. Albania: Shkodra Elektronike, “Zjerm”


Me gishta të kryqëzuar, mezi po presim që kjo renditje të bëhet realitet në natën finale, sepse “Zjerm” thjesht e meriton!

/tvklan.al