Për më shumë se 30 minuta dha shpjegime në Prokurorinë e Tiranës edhe gazetari Basir Çollaku, një nga 5 të akuzuarit nga Taulant Balla për kallëzim të rremë në lidhje me çështjen e Xhisiela Malokut.

Pas daljes nga organi i akuzës Çollaku tha se u pyet nga Prokuroria për mënyrën si e kishte realizuar intervistën me ish-oficerin Emiljano Nuhu.

Basir Çollaku: 

Shpjegimet e mija kanë qenë rreth ngjarjes. Kanë kërkuar të dinë se cila ka qenë mënyra e bërjes së kësaj interviste, cila janë kontaktet e mija që unë kam rreth saj dhe si është bërë publikimi.

Çollaku kërkoi që organi i akuzës t’i shkojë deri në fund kësaj çështje dhe që të pavërtetat t’i kërkojë te politika dhe jo te gazetarët.

Në ambientet e Prokurorisë u pa sot edhe deputeti Rahman Rraja, djali i të cilët është në arrest me burg për përndjekjen e 25-vjeçares Xhisiela Maloku.  Për këtë çshtje javën e kaluar u mor në pyetje edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ndërsa në ditët në vijim pritet të japin shpjegime edhe persona të tjerë.

Tv Klan