Skuadra e Comos ka regjistruar fitoren e katërt radhazi në Serie A, duke mposhtur Venezian në shtëpi me rezultatin minimal 1-0.

Kjo ecuri pozitive e ngjit skuadrën e drejtuar nga Cesc Fabregas në vendin e katërt të klasifikimit me 23 pikë, dy më shumë se Milani i vendit të pestë.

Vendasit dominuan plotësisht pjesën e parë, por gjetën rrugën e rrjetës vetëm dy minuta përpara fundit të fraksionit falë një penalltie të shënuar nga kapiteni Lucas Da Cunha.

Më herët gjatë kësaj pjese, miqtë fituan penallti për një prekje të topit me dorë nga Luis Milla, por vendimi i gjyqtares u anulua pas ndërhyrjes së sistemit VAR.

Në fraksionin e dytë, portieri mik Filip Stankovic mbajti skuadrën në lojë me disa pritje vendimtare, ndërkohë që Venezia e drejtuar nga Davide Nicola e kishte të pamundur të rrezikonte seriozisht portën kundërshtare. Përpjekjet e John Yeboah dhe zëvendësuesit Kike Perez në minutat e fundit nuk mjaftuan për të shmangur humbjen, duke konfirmuar krizën e thellë.

Me këtë disfatë, Venezia mbetet në fundin e tabelës me plot nëntë humbje në dhjetë ndeshjet e para të kampionatit dhe asnjë pikë të fituar në transfertë.

/tvklan.al