Como u rikthye te fitorja, e cila mungonte prej katër ndeshjesh. Skuadra e drejtuar nga Cesc Fabregas, triumfoi 0-2 në transfertë ndaj Genoas, në duelin e javës së 34-t në Serinë A.

Ndeshja nisi mirë për miqtë, që gjetën avantazhin që në minutën e 10-të, me golin e shënuar nga Douvikas.

Fraksioni i parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa në të dytën, Como shënoi sërish. Diao vulosi takimin me golin e dytë në minutën e 68-të.

Me këtë sukses, Como rikthehet në vendin e pestë me 61 pikë, 2 më pak se Juventusi i vendit të katërt.

Genoa renditet në vendin e 14-të me 39 pikë të grumbulluara.

/tvklan.al