Como i ka mahnitur të gjithë në sezonin e saj debutues në Champions League, ku ka arritur 12 pikë të grumbulluara pas katër fitoreve në pesë ndeshjet e para.
Skuadra e drejtuar nga Cesc Fabregas regjistroi suksesin e katërt mbrëmjen e së martës, duke mposhtur në shtëpi AEK-un me rezultatin 1-0 falë golit të shënuar nga Luis Milla.
Më herët në këtë edicion, ekipi italian ka mposhtur 4-1 Leipzig, 4-1 Manchester United dhe 9-1 në transfertë skuadrën e Lens, rezultat që përbën diferencën më të thellë të një fitoreje jashtë fushe në historinë e kompeticionit. Skuadra e vetme që ka arritur ta mposhtë Comon deri tani në arenën europiane është Feyenoord.
Pas pesë raundesh, skuadra synon renditjen mes tetë ekipeve të para për të siguruar kualifikimin në fazën e 1/8-ave. Sipas të dhënave historike që nga riformatimi i Champions League në vitin 1992, vetëm një klub tjetër ka pasur një nisje më të mirë në sezonin e parë debutues në këtë turne.
Bëhet fjalë për Leicester City në edicionin 2016-17, një sezon pas fitimit të titullit kampion në Premier League.
Nën drejtimin e trajnerit Claudio Ranieri, skuadra angleze regjistroi katër fitore dhe një barazim në pesë ndeshjet e para, duke siguruar kalimin në fazën me eliminim direkt një javë përpara mbylljes së fazës së grupeve.
/tvklan.al












Botërori 2026 
