Conad Albania shënon dy dekada që nga momenti kur hyri në tregun vendas, duke sjellë për herë të parë standardet më të larta evropiane të sigurisë ushqimore, logjistikës dhe menaxhimit të supermarketeve.
“Në vitin 2015, kryeministri shqiptar, Edi Rama, gjatë një turneu në Itali, përmendi shembullin e Conadit. Ai theksoi se kompania nuk kishte ardhur në Shqipëri thjesht për kosto më të ulëta pune ose për të gjetur një treg të ri për produktet e saj, por veproi ndryshe: trajnoi të rinjtë, duke i pajisur ata me aftësi profesionale, me një zanat dhe solli në Shqipëri inovacion. Unë besoj se ky vlerësim nga një Kryeministër në drejtim të asaj që ka bërë Conad, qasjen që ka pasur Conad, është homazhi më domethënës që mund të kishim marrë”, pohoi Antonio di Ferdinando, president i Conad Adriatico dhe themelues i Conad Albania.
Në këto 20 vite, Conad është bërë pika kryesore e referimit për konsumatorin shqiptar që kërkon cilësinë, freskinë dhe asortimentin autentik italian (përfshirë markat ekskluzive si Sapori&Dintorni, Conad Percorso Qualità, linjat Bio dhe të tjera).
“Kolonat që bëjnë të mundur sigurimin e këtyre standardeve janë dy. E para, investimi i vazhdueshëm në pajisje, struktura të reja moderne dhe rinovimi i ambienteve ekzistuese. Por, faktori më i rëndësishëm është investimi i madh që bëjmë në trajnimin e personelit; njerëzit që punojnë në dyqanet tona janë ata që sigurojnë kontrollin e cilësisë dhe trajtimin e duhur të produkteve, ndërkohë që u mundësojnë klientëve të mësojnë rreth produkteve dhe të kuptojnë mënyrën më të mirë për t’i konsumuar ato”, tha Alessandro Rosa, CEO i Conad Albania.
Nga pikëpamja e drejtimit operativ, ky 20-vjetor shënon edhe projektimin e kompanisë drejt së ardhshmes.
“Ne si Conad Adriatico jemi shumë krenarë që marrim pjesë në këtë event që shënon arritjen e një qëllimi të rëndësishëm për Conad Albania. Kemi qenë pjesë e historisë së këtij udhëtimi, do të donim të ishim edhe pjesë e së ardhmes të kësaj ndërmarrjeje. Kontributi ynë është ai i sjelljes së eksperiencës sonë në lidhje me tregun evropian, në veçanti të tregut italian, i cili ka të ngjarë që së shpejti të mbulojë trendet e konsumatorëve në Shqipëri”, u shpreh Walter Boccuni, drejtor në Conad Adriatico.
Rrugëtimi 20-vjeçar i Conad është karakterizuar nga investime të qëndrueshme, hapje e qindra vendeve të punës dhe trajnim i profesionistëve vendas sipas standardeve ndërkombëtare.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 