Pas UEFA-s edhe Konfederata e Futbollit të Shoqatave të Amerikës së Veriut e Qendrore dhe Konfederata Aziatike e Futbollit ka dalë kundër propozimit të FIFA-s për shitjen e një pjese të aksioneve të Kupës së Botës investitorëve privatë.
CONCACAF në njoftim deklaroi se anëtarët e tij shprehën shqetësime të thella për mungesën e procedurave të rregullta lidhur me këtë propozim, afatin shumë të shkurtër për vendimmarrje dhe mungesën e shqyrtimit apo miratimit nga organet përkatëse të FIFA-s.
Edhe Konfederata Aziatike e Futbollit beson se projekti i propozuar nuk mund të arrijë konsensusin e nevojshëm për të ecur përpara.
Në dallim nga UEFA këto dy konfederata nuk kërcënojnë me bojkot të turneve të organizuara nga FIFA deri në tërheqjen nga ky plan.
Por Qeveria e Futbollit Botëror deri më tani nuk ka ndërmend të heqë dorë nga ky projekt që sipas saj do të sillte më shumë të ardhura për federatat.
FIFA në një reagim thotë se respekton komentet dhe shqetësimet e shprehura publikisht, por riafirmon angazhimin për një proces konsultimi të hapur dhe demokratik, duke shtuar se askush nuk po e shet futbollin.
Pas krijimit të kësaj strukture brenda FIFA-s, ky institucion ka të drejtë që të shesë një përqindje të vogël te palët e treta që kanë shprehur dëshirën për t’u bërë pjesë e futbollit.
Për miratimin e saj duhet që të votojë pro shumica e 211 federatave anëtare të FIFA-s.
/tvklan.al












Botërori 2026 
