Thrilleri i përzgjedhjes së papës “Conclave” kryeson nominimet për ceremoninë e çmimeve Bafta, por përballet me konkurrencë nga drama epike “The Brutalist” dhe kryesuesja e sezonit të ri të çmimeve “Anora”, për një balerinë ekzotike që martohet me djalin e një oligarku rus.

Ndryshe nga viti i kaluar, ku “Oppenheimer” dominoi, çmimet e filmit BAFTA 2025 nuk kanë asnjë favorit të qartë. Shanset aktualisht favorizojnë “The Brutalist” për të fituar filmin më të mirë, çmimin kryesor të natës në filmat më të mirë britanikë.

Filmi britanik “Conclave”, ka 12 nominime në përgjithësi, ndjek, suksesin e regjisorit Edward Berger në BAFTA 2023, kur ribërja e tij gjermane e “All Quiet on the Western Front” fitoi shtatë çmime historike.

“U duk sikur për njëfarë kohe ‘The Brutalist’ ishte kryesuesi, por tani duket sikur ‘Anora’ po dominon gjithashtu pra, mund të jenë ata ose mund të ketë një surprizë me ‘Conclave'”, u shpreh Ian Sandwell.

Shumë e konsiderojnë “Anora” një pretendente të fortë për sezonin e çmimeve pasi regjisori Sean Baker triumfoi në Critics Choice të javës së kaluar, si dhe në Çmimet e Guilds të Producers dhe Directors of America.

Për të kompletuar listën e filmave më të mire është dhe filmi biografik i Bob Dylan “A Complete Unknown” si dhe filmi muzikor policesk “Emilia Perez”.

Shumë e konsiderojnë garën e regjizorit më të mirë mes Berger, Baker dhe Brady Corbet për “The Brutalist”, një dramë e gjatë tre vjet  e gjysmë në të cilën Adrien Brody luan një emigrant hungarez që përpiqet të rindërtojë jetën e tij në Shtetet e Bashkuara pas Luftës së Dytë Botërore.

Regjizori Brody ka marrë çmime të shumta tashmë dhe pritet të fitojë kategorinë e aktorëve kryesorë të BAFTA-s.

“Do të habitesha nëse Adrien Brody nuk do të fitonte, është një performancë e jashtëzakonshme”, tha Tim Richards.

Ndërsa Demi Moore është nderuar vazhdimisht për performancën e saj në filmin horror “The Substance”, ajo mund të përballet në kategorinë e aktores kryesore nga britanikja Marianne Jean-Baptiste për portretizimin e saj të vlerësuar nga kritika të një gruaje që lufton me depresionin në “Hard Truths”.

“Demi Moore do të fitojë në Oscars ndoshta do të kete momentin e saj, por do të ishte mirë të shihja një talent vendas të fitojë”, u shpreh Sandwell.

Kieran Culkin dhe Zoe Saldana janë gjithashtu të favorizuar për të vazhduar serinë e tyre fituese në kategoritë e aktorit/aktores dytësore për “A Real Pain” dhe “Emilia Perez” respektivisht.

Filmi në gjuhën spanjolle luan Saldanën si një avokate që ndihmon një lider karteli meksikan, të luajtur nga Karla Sofia Gascon, të falsifikojë vdekjen dhe kalimin e tij nga një burrë në një grua.

Ajo kishte qenë një kryesuese e hershme e çmimeve, por humbi pas polemikave rreth Gaskonit, e cila kërkoi falje për postimet e kaluara në mediat sociale që denigronin myslimanët dhe grupet e tjera dhe tha se do të heshte për të ndihmuar filmin përpara Oscars.

Klan News