Antonio Conte është konfirmuar si trajneri i ri i Napoli. Klubi italian e njoftoi arritjen e marrëveshjes këtë të mërkurë, ndërsa kontrata e tij do të jetë deri në 30 Qershor të 2027.

Presidenti i Napoli, Aurelio De Laurentiis e rreshtoi Conte mes trajnerëve elitarë, një lider. Vetë Antonio Conte tha se skuadra napoletane është e rëndësishme në nivel ndërkombëtar dhe se do të bëjë gjithçka për zhvillimin e saj.

Conte do të përfitojë 6.5 milionë Euro në sezon dhe bonuse të tjera në varësi të rezultateve si kualifikim në Champions League apo fitimin e titullit kampion në Itali.

Antonio Conte, i cili në karrierën e tij ka drejtuar ekipe të njohur si Juventus, Chelsea, Inter apo edhe përfaqësuesen e Italisë, ishte pa skuadër prej më shumë se 1 viti kur u largua nga Tottenham.

Tv Klan