Është kjo pyetja me të cilën hap një reportazh kushtuar vendit tonë e përditshme italiane “Korriere Dela sera”. Ajo përmend dyndjen e 950 mijë italianëve të një viti më parë dhe thotë se edhe kjo verë nuk pritet të jetë ndryshe.

Ndaj gazeta italiane ka veçuar dy plazhe të cilat i konsideron perfekte për pushime, Ksamili dhe Lukovën. Nëse për të parën janë të shumta shkrimet, për të dytën është hera e parë që tërheq një vëmendje të rëndësishme. Korriere nënvizon se deti i kristaltë dhe plazhet me rërë të bardhë i kanë dhë jo pa qëllim emrin “Maldivet e Europës”.

Në shkrim thuhet se italianët po zgjedhin të vizitojnë gjithnjë e më shumë Shqipërinë vitet e fundit. Kurioziteti për të vizituar një vend më pak të njohur; afërsia me Italinë dhe fakti që është një destinacion mjaft i lirë në krahasim me çmimet shumë të larta në destinacionet e mbipopulluara me njerëz.

Shqipëria ofron plazhe të bukura dhe të pastra, pamje që të lënë pa frymë, peizazhe pothuajse të pacënuara, një det të mrekullueshëm; kuzhinë të shijshme, jetën e gjallë të natës dhe mikpritje vërtetë të ngrohtë. Korriere thotë se vija bregdetare shqiptare shtrihet në 363 kilometra dhe pothuajse të gjitha plazhet janë magjepsëse.

Tv Klan