Thibaut Courtois ka vendosur të mos luajë për Belgjikën, të paktën deri në shtator të vitit të ardhshëm.
Portieri 34-vjeçar i Real Madridit zhvilloi paraqitjen e tij të 115-të me përfaqësuesen gjatë Botërorit të kësaj vere, por ka zgjedhur të marrë një pauzë nga “Djajtë e Kuq”. Vendimi erdhi pasi trajneri i ri Mark van Bommel i komunikoi gardianit se nuk mund t’i garantonte një vend si titullar i padiskutueshëm.
Për këtë arsye, Courtois do të humbasë të gjithë edicionin e Ligës së Kombeve, që nis me përballjen kundër Italisë më 25 shtator. Gardiani veteran deklaroi për mediat belge se do të jetë i disponueshëm vetëm në rast emergjencash nga dëmtimet ose kur të startojnë kualifikueset e Euro 2028.
Në mungesë të tij, Van Bommel do të mbështetet te portierët e rinj si Senne Lammens i Manchester United dhe Mike Penders i Chelsea.
Deklarata e Courtois erdhi menjëherë pas fitores 2-1 të Real Madridit kundër Interit në Champions League.
/tvklan.al












Botërori 2026 
