Philippe Coutinho ka realizuar një supergol në Brazil, duke rikthyer në mendjet e tifozëve kohët e arta, kur shkëlqente te Interi, Liverpool dhe Barcelona.

32-vjeçari ishte autor i një triplete golash në fitoren 3-0 të Vasco de Gama ndaj Nova Iguacu në Copa Betano.

Megjithatë, vëmendjen e të gjithëve e mori goli i tretë, në minutën e 39-të. Coutinho lëshoi një predhë nga jashtë zone, me topin që mori një trajektore të çuditshme dhe përfundoi në fundin e rrjetës.

Një gol, si ata që i bënte shpesh te Liverpool në Angli, aty ku kishte edhe shkëlqimin e tij më të madh si lojtar.

Coutinho numëron shtatë gola të shënuar me fanellën e Vasco de Gama këtë sezon në Brazil. /tvklan.al