Dërgesa në fund të Shkurtit

Përmes mekanizmit Covax, nga 337.2 milionë vaksinat anti-Covid, Maqedonisë së Veriut do t’i takojnë 103.200 doza.

Edhe pse nga Ministria e Shëndetësisë kishin deklaruar se përmes këtij mekanizmi duhet të arrijnë 175.000 vaksina, në dokumentin zyrtar që e ka publikuar OBSH-ja thuhet se do të arrijnë 103.200 vaksina të AstraZenecas.

Pa marrë parasysh shifrën, vaksinat nuk do të arrijnë të gjithë. Për muajin Mars paralajmërohen 35% prej tyre, që do të ishin të mjaftueshëm për vaksinimin e 20 deri 30.000 njerëzve.

Përveç këtyre vaksinave, pritet që në fund të Shkurtit të arrijë dërgesa e 200.000 vaksinave kineze. Gjithashtu priten edhe 5.850 dozat përmes marrëveshjes së drejtpërdrejtë me kompaninë Pfizer, si dhe 8.000 vaksinat e premtuara si donacion nga Serbia.

Në variantin më optimist, Maqedonia e Veriut, për imunizimin e popullsisë, nga Marsi deri në Korrik, në dispozicion duhet t’i ketë rreth 320.000 vaksina që mjaftojnë për 160.000 qytetarë, doza të cilat nuk do të mbulojnë as 10% të popullatës. 

Tv Klan