Administrata amerikane e Donald Trump ka hedhur poshtë versionin e mëparshëm të administratës së Biden se virusi Covid 19 është transmetuar nga kafshët.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, virusi Covid 19 ka dalë nga laboratori Wuhanit në Kinë. Faqja zyrtare që më parë ishte fokusuar në promovimin e vaksinave tashmë ka ndryshuar pamje duke shfaqur një foto të Presidentit Donald Trump me mbishkrimin e “origjinës së vërtetë” të pandemisë.

Aty bëhen kritika ndaj ish-presidentin demokrat Joe Biden , ish-zyrtarin e lartë shëndetësor amerikan Anthony Fauci dhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë për reagimin ndaj pandemisë Covid 19 .Web-faqja ishte gjithashtu kritike ndaj hapave si distancimi social, mandatet e maskave dhe bllokimet.

Më pas jepen pesë pika që mbështesin teorinë se virusi doli nga laboratori i Wuhanit në Kinë për të cilin thuhet se kishte nivele të pamjaftueshme të sigurisë.

Shtëpia e Bardhë nënvizon se nëse koronavirusi do të kishte origjinë nga kafshët apo shpendët ajo do të ishte shfaqur sërish, por në fakt po zhduket. Dalja e virusit nga laboratori, dikur u quajt teori konspirative nga zyrtarët në SHBA, por tani ka fituar shumë popullaritet.

Në janar CIA vlerësoi një raport se pandemia COVID-19 ka më shumë gjasa të ketë dalë nga një laborator sesa të jetë transmetuar nga natyra. CIA kishte thënë se kishte “besim të ulët” në vlerësimin e saj dhe se të dy skenarët – origjina laboratorike dhe origjina natyrore mbeten të besueshme.

Klan News