Ekspertët: Problem mbeten qendrat urbane

Virusi i Covid-19 po përhapet më shpejtësi tek mosha aktive. Arsyeja qëndron tek pakujdesia që po tregohet nga kjo kategori, për shkak të të dhënave se ajo është më pak e rrezikuar nga virusi.

“ Ajo që ne dimë është që ka një rritje shumë të lartë të vdekjes me moshën. Të rinjtë janë më pak të prekur se moshat e mëdha. Sa më i madh aq më shumë i riskuar”.

Të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik tregojnë se 30 përqind e të prekurve janë të moshës nga 25 në 34 vjeç.

Epidemiologet thonë se infeksionet në vend po rriten për disa shkaqe.

“Ulja e masave është një, kemi hapur dhe kufijtë dy, kemi raste të importuara. Ambasada e Kosovës në gjermani raporti 608 raste në muaj të importuar në gjermani, këto raste kanë ardhur dhe tek ne. Nuk jam kundër mbylljes së tyre, por duhet ta marrim parasysh që një pjesë e rasteve vjen prej tyre.

Problem mbeten qendrat e mëdha urbane.

“Qendrat e banuara do kenë probleme, dendësia popullatës është e lidhur me numrin e rasteve dhe infektimeve. Ne zonat rurale nuk ka shumë popullsi, numri i kontakteve është i ulët dhe për rrjedhojë virusit nuk ka përhapje masive”.

Deri tani Shqipëria numëron 170 viktima, por epidemiologët thonë se vendi ynë ka përqindje të ulët krahasuar me vendet e rajonit.

“Në rajon ne jemi duke ecur shumë më mirë krahasuar me shtetet rrethuese, flasim këtu për Bosnjen, Serbinë, Kosovën, por jemi pak më keq krahasuar me shtetet rrethuese Europiane, Greqinë, Italinë, Kroacinë, Slloveninë. Numri tamponëve duhet të shtohet shumë të arrijë në mijëra dhe kjo do shoqërohet me shumë raste që do gjejmë”.

Sipas ekspertëve ruajtja e distancës fizike dhe shmangia e grumbullimeve janë faktorët kryesor për të frenuar përhapjen e koronavirusit në vend. Ndërsa një studim i fundit tregoi se infeksionet nuk po vijnë me nga kontakti me virusin që gjendet mbi sende, por nga transmetimi nga njeriu  tek njeriu, për shkak të mos ruajtjes së distancës.

Tv Klan