Cristiano Ronaldo është gjithnjë e më shumë golashënuesi më i mirë në Ligën Saudite. Golat në këtë kampionat janë 32 në 27 ndeshje, plot 9 gola përpara ndjekësit, Mitrovicit.

Avantazhi u rrit në ndeshjen e fundit kundër Al-Wahda, të cilën ekipi i Ronaldos e fitoi 6-0. Portugezi shënoi një hat-trick perfekt: Fillimisht me këmbën e djathtë, pastaj me kokë dhe në fund me këmbën e majtë.

Sulmuesi kaloi fillimisht në avantazh Al-Nassr në minutën e 5. Ishte një gabim i portierit që nuk e largoi si duhet topin. Goli i dytë në minutën e 11-të: Krosim nga e majta, mbrojtësit nuk e markojnë si duhet dhe topi përfundon në rrjetë.

Aksioni për golin e tij të tretë, nisi në thellësi dhe Ronaldo e përfundoi me sukses me këmbën e majtë përballë portierit kundërshtar. Teksa duhen edhe 4 ndeshje nga fundi i sezonit, Al Nassr është në vendin e dytë të renditjes, 9 pikë më pas se Al-Hilal që ka edhe një ndeshje më pak.

Tv Klan