Në një intervistë në emisionin “Pro Business” në TV Klan, z. Gjergj Karasani, Drejtor i
Suportit të Kredisë në Credins Bank, foli për fokusin e bankës në sektorin e bujqësisë
dhe mundësitë që ofron garancia sovrane për fermerët.
Credins Bank ka një segment të dedikuar për agrobiznesin prej 14 vitesh, duke
investuar vazhdimisht në rritjen e kapaciteteve teknike dhe strukturat mbështetëse.
Aktualisht, portofoli i kredisë për këtë sektor arrin vlerën e 2.9 miliardë lekë, duke
përfshirë mbi 1300 klientë, nga fermerët e vegjël te agropërpunuesit e mëdhenj
eksportues.
Banka ka ndjekur zhvillimin në rritje të klientëve të saj. Shumë prej tyre kanë nisur me
sipërfaqe të vogla serash (300-500 m²) dhe sot zotërojnë hektarë të tërë, duke u bërë
eksportues të suksesshëm të produkteve shqiptare.
Përveç produkteve tradicionale si kredia overdraft dhe linjat e financimit, Credins Bank
ka zhvilluar produkte specifike. Një shembull është kredia për furnitorët dhe
partnerët, e cila lejon një grumbullues të mbështesë klientët e tij duke paguar interesin
për to, si për blerjen e fidanëve dhe lëndës së parë, ashtu edhe gjatë marrjes së
prodhimit.
Thirrje për fermerët: Mos e humbni mundësinë e artë të garancisë sovrane!
Në përfundim, z. Karasani u bëri një thirrje të gjithë fermerëve që hezitojnë të marrin
kredi. Ai theksoi se garancia sovrane ofron mundësi të favorshme financimi me norma
të ulta interesi dhe është një zgjidhje ideale, veçanërisht për ata që nuk disponojnë
kolateral. Kjo mundësi është e hapur në të gjitha bankat e nivelit të dytë dhe nuk duhet
humbur.
/tvklan.al












Botërori 2026 