Credins Bank u kurorëzua nga Euromoney Awards 2026 me çmimin “Banka më e mirë e vitit për Përgjegjësinë Sociale”, duke u bërë e para dhe e vetmja bankë në Shqipëri që merr këtë vlerësim maksimal për përgjegjësinë korporative.

Çmimi nga Euromoney, i cili është autoriteti më prestigjioz i industrisë financiare globale, iu dorëzua drejtuesve më të lartë të bankës gjatë mbrëmjes gala të zhvilluar në Londër, mes përfaqësuesve të institucioneve të rëndësishme financiare nga e gjithë bota. Vlerësimi vjen pas një procesi disa mujor, gjatë të cilit aktiviteti i Credins Bank për periudhën 2024–2025 kaloi përmes disa fazave të vlerësimit dhe kualifikimit nga një juri e specializuar ndërkombëtare.

Vetëm gjatë vitit 2025, Credins realizoi 175 iniciativa në linjë me 17 Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara, në fusha si: arsimi, shëndetësia, arti, kultura, sporti, mjedisi, teknologjia dhe turizmi.

Ky çmim është një vlerësim i jashtëzakonshëm për një filozofi që Credins e ka ndërtuar ndër vite, ku përgjegjësia korporative është sot një pjesë e rëndësishme e këtij institucioni, duke e vendosur kështu në të njëjtën linjë performancën financiare me integritetin dhe vlerat humane.

Tv Klan

/tvklan.al