Shënon golin e 17-të në kampionat te Cesena

Cristian Shpendi po udhëheq Cesena drejt ngjitjes në Serie B duke qenë protagonist edhe në fitoren e radhës, 4–0 ndaj Virtus Entella. Sulmuesi shqiptar realizoi të premten golin e 17 në kampionat edhe është shënuesi më i mirë në ligën e tretë italiane. E majta e tij brenda zonës ishte e pakapshme për portierin.

21-vjeçari ka një mesatare 1 gol çdo 98 minuta. Cristian Shpendi dha edhe një asist në takimin e fundit. Vlera e kartonit të tij falë paraqitjeve në këtë sezon është katërfishuar, duke shkuar në 2 milion euro. Ai është nën kontratë te Cesena deri në 30 qershor të 2026, por merkato e verës mund të sjellë ndryshime për talentin e Kombëtares Shpresa. Para disa muajsh pati interesim nga Sampdoria dhe Pisa.

Tv Klan