Cesena më pranë ngjitjes

Cristian Shpendi vijon të mrekullojë Italinë. Sulmuesi i kombëtares shqiptare të 21-vjeçarëve ishte sërish protagonist në fitoren e Cesena, teksa shënoi një prej golave dhe dha asistin në triumfin 2-0 përballë Gubbio.  

20-vjeçari i kthyer në një pikë stabël tashmë për skuadrën e Serie C grupi B, fillimisht shërbeu për shokun e skuadrës, për t’i dhënë avantazhin skuadrës bardhezi me një gol tepër të bukur. Pak minuta më pas, ishte vetë Shpendi ai që gjeti rrjetën me një të djathtë potente nga fare pranë zonës së vogël.

Një gol fantastik, i 21 për Shpendin në këtë sezon me skuadrën italiane, tashmë gjendet më pranë se kurrë ngjitjes një divizion më lart në fund të sezonit. Sulmuesi shqiptar konfirmohet edhe golashënuesi më i mirë i kampionatit me 20 gola.

Me këtë formë fantastike, Shpendi është shndërruar në një pikë referimi edhe për trajnerin e kombëtares 21-vjeçare, Alban Bushi. Por në dy takimet e radhës kualifikuese të Europianit 2025, ndaj Finlandës dhe Zvicrës mungon për arsyeje pezullimi pas kartonit të kuq ndaj Rumanisë.

Klan News