Portugezi shënon të 897-in në fitoren e 801-të në karrierë

Rekordet lidhen gjithnjë e më shumë me emrin e Cristiano Ronaldos. Portugezi vijon të mos njohë moshë, teksa edhe 39-vjeçar shkëlqen në fushën e lojës.

Ronaldo ishte heroi për Al Nassr në fitoren 1-0 në transfertën e Al Ahli, pasi realizoi golin e vetëm dhe mban gjallë shpresat e ekipit të tij për titull këtë sezon. Pasi u kap ‘mat’ në pozicion jashtë loje nga sistemi VAR, Cristiano Ronaldo mori “për dore” ekipin, duke qenë kërcënimi kryesor për mbrojtjen kundërshtare.

Në të 69-ën, portugezi ekzekutoi me mjeshtëri një penallti, për t’u ngjitur në kuotën e 23 golave sezonalë këtë sezon. Shifër e arritur në 22 ndeshje të këtij edicioni, ku ka asistuar edhe 9 herë. Me fanellën e Al Nassr, Ronaldo ka shënuar 50 herë, teksa në total 879 gola. Portugezi deri më tani ka fituar 801 si lojtar profesionist.

Klan News