Georgina “provokon” me foto nga Courmayeur

Një zemër blu në ditëlindjen e Cristiano Ronaldos. Cr7 mbush 36 vjeç dhe e dashura e tij Georgina Rodriguez ka postuar në rrjetet sociale foto të çiftit me një tekst emocional dashurie. Nuk bëhet fjalë për foto të marra rastësisht nga albumi familjar, por janë foto të futbollistit dhe modeles në Courmayeur gjatë ditëlindjes së fundit të Rodriguez.

Mos ndoshta Georgina e ka bërë me qëllim, për të zgjedhur imazhet nga vendi malor pas polemikave që pushtuan lojtarin e Juventusit? Në borë, në pishinë të ngrohtë, pavarësisht polemikave dhe gjobave për thyerjen e rregullave antiCovid, çifti duket se po e shijon këtë ditë festë në një zonë në Malin e Bardhë, për një ditëlindje të paharrueshme.

Në fund të fundit, Rodriguez ka qenë duke shijuar postimin e imazheve me dëborë për disa ditë: që nga uji i nxehtë në pishinën e rrethuar nga bardhësia e dëborës e deri tek udhëtimet me motor dëbore, në këto shkrepje romantike të çiftit. Tashmë Georgina po përgatit festën e ditëlindjes për kampionin e saj dhe mbetet për t’u parë se sa joshëse do të shfaqet ajo.

Klan News