Objektivi është gjithnjë e më pranë! Cristiano Ronaldo vazhdon marshimin drejt një prej rekordeve më të mëdha në historinë e futbollit.
Ylli portugez shënoi sërish për Al Nassr në fitoren 2-1 ndaj Abhës, duke hedhur një tjetër hap drejt 1000 golave në karrierë.
Ronaldo zhbllokoi sfidën në minutën e 22-të, duke realizuar me kokë pas një goditjeje nga këndi.
Portugezi ishte protagonist edhe pak minuta më vonë, kur goditi shtyllën dhe ishte shumë pranë dyfishimit të avantazhit.
Al Nassr e gjeti golin e dytë në minutën e 58-të me Al-Hamdan, ndërsa Abha reagoi në minutën e 75-të me Fekir.
Megjithatë, skuadra e Ronaldos arriti ta ruajë avantazhin dhe mori tre pikë të rëndësishme.
Me këtë gol, Ronaldo vazhdon të shkurtojë distancën drejt shifrës magjike të 1000 golave në karrierë, një rekord që do ta vendoste edhe më tej në historinë e futbollit botëror, pasi tashmë numëron 979 gola si profesionist.
Fitorja e çon Al Nassr në kuotën e 15 pikëve pas gjashtë ndeshjesh, në krye të renditjes së bashku me Al-Hilal, me golavarazhin që momentalisht bën diferencën në klasifikim.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 
