Cristiano Ronaldo po konfirmon gjithnjë e më shumë se mosha është thjesht një numër.

Portugezi shënoi një tripletë perfekte në fitoren me goleadë 6-0 të Al Nassr për të mposhtur Al Uehda dhe vendosur rekorde të shumta personale.

Tashmë në krye të renditjes së golashënuesve më të mire në Arabinë Saudite, Ronaldo numëron 32 gola në 30 ndeshje të kampionatit.

Me 66 tregolësha në karrierën e tij të jashtëzakonshme, portugezi po kalon një ritëm të çmendur me skuadrën arabe.

Në 40 ndeshje në të gjithë garat, ai ka realizuar 41 gola për të qenë shpresa e vetme e Al Nasër për të kërcënuar Al Hilal në garën për titullin kampion në Arabinë Saudite.

Gjithashtu ai është në garë për të thyer edhe një rekord që mbahet nga sezoni 2018-2019, me 34 gola të shënuar në një sezon të vetëm, i mbajtur nga Hamdallah.

Me këtë ritëm, Ronaldos i duhen edhe tre gola në katër ndeshjet e tij të fundit për të vendosur edhe këtë rekord, e për të thelluar edhe shifrat personale.

Tashmë, 5 herë fituesi i Topit të Artë ka në total 890 gola në karrierën e tij si profesionist.

Në reagimin për mediat, Ronaldo ka premtuar se nuk do të ndalet deri në shënimin e golit të 1 mijë, gjithmonë nëse fiziku ia lejon diçka të tillë.

Klan News