Pavarësisht se prej sezonesh është i shkëputur nga futbolli i niveleve të larta, Crtistiano Ronaldo është rikthyer në skenë duke fituar një çmim simbolik nga ana e “France Football”.
“Topi i Artë 2008” është përzgjedhur nga tifozët si çmimi më i mirë i të gjitha kohërave.
Në vitin 2008 portugezi triumfoi përballë Lionel Messit. Në atë kohë ishte pjesë e Manchester United dhe fitoi Champions-in dhe Premier League-n.
Në vendin e dytë të kësaj renditjeje është Leo Messi me triumfin e tij në vitin 2012. Dy yjet e futbollit ndajnë 10 vendet e para të kësaj renditjeje pasi “Topi i Artë” i tretë më i mirë konsiderohet ai i Cristianos në vitin 2017 e më pas Messi. Pas tyre vjen Ronaldo ‘fenomeni’ në vendin e 11-të për trofeun e vitit 2002.
Përzgjedhjen për këtë renditje e bënë tifozët në “France Football” duke paguar 1 euro për çdo votim që kryenin në sajtin e revistës prestigjoze franceze që akordon çdo vit trofeun më të madh individual të futbollit. Këtë herë triumfoi Harry Kane përballë Mbappe dhe Yamal.
/tvklan.al












Botërori 2026 
