Qyteza e Ksamilit është cilësuar nga ekspertët e udhëtimeve si një parajsë evropiane e ngjashme me ishujt Maldive.

Në një artikull të botuar   nga gazetën  britanike “Daily Express”  thuhet se kjo pikë turistike po fiton me shpejtësi një reputacion si një nga destinacionet kryesore për pushimet verore.

Deri para disa vitesh Ksamili  nuk ka qenë i njohur për shumë turistë të huaj por tani kjo parajsë nuk është më një sekret falë edhe shkrimeve promovuese.

Ksamili është i njohur për ujërat e tij të kristalta , plazhet me rërë dhe ishujt e veçuar. Qyteza  bregdetare ofron rërë të bardhë dhe pamje fantastike të bregdetit të Jonit. Për më tepër, plazhi është i rrethuar nga peizazhe mahnitëse malore.

Çmimet e strukturave akomoduese në Ksamil variojnë nga 25-45 euro  në varësi të hoteleve që zgjidhni me 3 ose 4 yje ose muajin që e vizitoni.

Shqipëria nuk është e shtrenjtë për t’u vizituar. Krahasuar me vendet e tjera evropiane, Shqipëria është një destinacion i lirë pushimesh.

Çmimet e lira, ushqimin e mirë, njerëzit miqësorë dhe motin e shkëlqyer janë disa nga arsyet e tjera se pse Shqipëria pritet të tërheqë më shumë turistë të huaj.

Klan News