E përditshmja britanike “Daily Express” i ka kushtuar një artikull qytetit të bukur të Himarës të cilin e veçon nga pikat e tjera turistike në Shqipëri.

Himara është një qytet i vogël në jug të vendit me një sërë plazhesh spektakolare të cilat janë lehtësisht te aksesueshme me makinë.

Media britanike thekson se  mungesa e hoteleve dhe resorteve të mëdha  bën që në këtë destinacion turistik  me shumë hapësirë ​​të paprekur për t’u zbuluar. Në Himarë kjo media veçon disa plazhe që duhen vizituar nga turistët e huaj.

Plazhi Spile është plazhi kryesor në Himarë, pranë qendrës së qytetit. Është lehtësisht i aksesueshëm  dhe ka disa nga restorantet më të mira në qytet.

Turistët janë të entuziazmuar për shërbimin e mirë  dhe ushqimin e freskët, të cilat mund të shijohen pranë një pamje  mjaft panoramike.

Gjiri i Akuariumit është “plazhi më i bukur në Himare”, sipas blogerëve të udhëtimeve. Megjithatë vlen të theksohet se plazhi është i fshehur dhe i aksesueshëm vetëm nëpërmjet plazhit të Livadhit ose qendrës së Himarës.

Klan News