“Maldivet janë një nga destinacionet më të ëndërruara të pushimeve në botë dhe një zgjedhje popullore për personat që kalojnë muajin e mjaltit”, shkruhet në një artikull të botuar se fundmi në të përditshmen britanike “Daily Mail”.
Megjithatë, nëse kostoja e ishujve shkon përtej buxhetit tuaj, ekziston një destinacion evropian ku mund të përjetoni një ndjesi të ngjashme, por me nje kosto me te ulet dhe ai eshte Ksamili ne Shqiperi qe konsiderohet si “Maldivet e Evropës”.
“Daily Mail” shkruan se përpos që është destinacion më i përballueshëm për turistët, Ksamili ka ujëra të kristalta dhe plazhe me rërë të bardhë çka e bën atë një vend të mrekullueshëm për pushime.
“Në jug të Sarandës, kryeqytetit jozyrtar të Rivierës Shqiptare, dhe në një distancë të shkurtër nga kufiri grek, Ksamili ka një vendndodhje të shkëlqyer ku ju mund të notoni ose të bëni një udhëtim me varkë në tre ishujt e vegjël me ujërat bruz, ku ka më pak turistë sesa në plazhet e zhurmshme të Sarandës”, thuhet në shkrimin e të përditshmes britanike.
“Ndër të tjera ata që duan historinë gjithashtu mund të eksplorojnë një pikë referimi të jashtëzakonshme ndërsa ndodhen në Ksamil, pasi aty pranë është Parku Kombëtar Arkeologjik i Butrintit, një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, është vetëm 17 kilometra nga fshati bregdetar.
Rrënojat e lashta janë më shumë se 2,500 vjeçare dhe përfshijnë një teatër të epokës helenistike dhe monumente të hershme të krishtera.”
Ndër të tjera “Daily Mail” shkruan se të gjithë britanikët që duan të udhëtojnë në Ksamil mund të fluturojnë për në Tiranë më pas të udhëtojnë me makinë për rreth 4 orë ose mund të marrin dhe tragetin nga Korfuzi.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 