Një dalje e përbashkët në Nju Jork ka rikthyer thashethemet për një lidhje të mundshme mes Dakota Johnson dhe Machine Gun Kelly, pasi dyshja thuhet se e kaloi natën në një hotel pas takimit.
Mediat e huaja bëjnë me dije se të premten, më 11 shtator, aktorja 36-vjeçare u pa duke zbritur nga një automjet pranë apartamentit të Taylor Swift në lagjen Tribeca. Rreth 30 minuta më vonë, në të njëjtin vend mbërriti edhe muzikanti.
Sipas raportimeve, Johnson dhe Kelly qëndruan për disa orë në apartamentin e Swift, përpara se të largoheshin së bashku dhe të shkonin në një hotel aty pranë, ku kaluan natën.
Daily Mail raporton se dyshja është njohur së fundmi në dasmën e këngëtares me Travis Kelce, të zhvilluar në Madison Square Garden.
Takimi vjen rreth një muaj pasi u bë publik ndarja e Johnson nga Rolf Model, me të cilin aktorja kishte qenë në një lidhje për rreth tetë muaj.
Ndërsa Machine Gun Kelly ka qenë më parë në një lidhje katërvjeçare me aktoren Megan Fox. Çifti ka një vajzë, Saga, e lindur në mars 2025, por në janar u konfirmua ndarja e tyre përfundimtare. Të dy thuhet se janë të fokusuar te bashkëprindërimi dhe rritja e vajzës.
/tvklan.al












Botërori 2026 
