Në orën 19:00 u mbyll procesi i votimit në Kosovë, ku qytetarët votuan për Kuvendin e ri.

Sipas Exit Polleve të para të nxjerra nga PIPOS në Klan Kosova, Lëvizja Vetëvendosje parashikohet të ketë fituar 41.8% të votave. Kjo shifër e përkthyer në mandate do të thotë 52 deputetë në Kuvend.

Sipas të njëjtit Exit Poll, PDK ka marrë 16.5% të votave, LDK 15.2%, AAK 7.2% dhe NISMA e Fatmir Limajt, 2.6%. /tvklan.al