Ky është momenti i saktë i shpërthimit që, më 29 qershor, la të plagosur rëndë oligarkun ukrainas Vadim Yermolaev, bashkëshorten dhe djalin e tij në Monako.
E gjithë ngjarja është xhiruar nga një kamerë e fshehtë, të cilën e kishte vendosur vetë atentatorja në një mbrojtëse metalike anash rrugës së banesës së manjatit në Monako. Pamjet tregojnë fillimisht momentin kur Anastasiia Berezovska ngjit shkallët e rezidencës, vendos atje një çantë me eksploziv dhe largohet pak sekonda përpara se Yermolaev dhe familjarët e tij të shfaqen.
Ajo e aktivizon bombën përmes celularit, ku, nga efekti i fuqishëm goditës, rrëzohet edhe kamera që ndodhej pak metra larg, duke i shkaktuar lëndime edhe vetë asaj, e cila shihet duke u larguar me vrap.
Atentati u filmua si dëshmi për porositësit dhe më pas videoja u fshi, por hetuesit e zbulimit ukrainas, SBU, arritën ta rikthenin atë nga pajisja elektronike. Atentatorja Berezovska u gjet e ekzekutuar me armë zjarri në kokë, në afërsi të Kievit, më 6 korrik. Oligarku ukrainas ndodhet ende në reanimacion në një spital në Monako, jashtë rrezikut për jetën.
Bashkëshortja e tij humbi të dyja këmbët nga shpërthimi, ndërsa djali 13-vjeçar mori plagë të lehta. Ky ishte atentati i parë në historinë e Monakos, ndërsa shkaqet nuk janë bërë ende të ditura. Të arrestuar si organizatorë janë dy zyrtarë të zbulimit ukrainas.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 