Këto janë pamjet e përleshjes me thika mbrëmjen e së mërkurës në Sarandë, ku mbetën të plagosur 2 vellezer.
Siç duket nga pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë së berberhanes në lagjen nr.1, një prej të plagosurve goditet teksa po qethej. Sipas burimeve të policisë, autor është 19-vjeçari E.B, i cili shfaqet në këtë foto. Më pas në sherr përfshihen edhe persona të tjerë, dhe përplasja vijon në ambientet e jashtme, ku të rinjtë godasin njeri tjetrin edhe me karrige.
Ndërhyrja e policisë së Sarandës parandaloi ngjarjen që mund të kishte përfunduar me pasoja fatale. Tre të rinjt, E.B, K.A dhe A.S u kapën menjëherë
Sherri mes të rinjve e ka zanafillën 2 vite më parë, kur dy vëllezërit janë shkëmbyer në shëtitoren e Sarandës me E.B, dhe njëri prej tyre e ka goditur me shpullë.
Tre të arrestuarit akuzohen për plagosje të rëndë me dashje të kryer në bashkëpunim dhe prishje të qetësisë publike.
/tvklan.al












Botërori 2026 