Janë publikuar rezultatet e provimit të fundit të Maturës Shtetërore, për Provimin e Lëndëve me Zgjedhje. Referuar të dhënave të Qendrës së Shërbimeve Arsimore, 630 maturantë kanë marrë notën jo kaluese 4, ndërsa 306 maturantë kanë arritur të marrin notën maksimale 10, duke rezultuar ekselentë.

Sipas të dhënave kalueshmëria për këtë provim është 97.63%. Lënda me Zgjedhje ishte provimi përmbyllës i Maturës Shtetërore që u zhvillua më 24 Qershor. Ndërsa më herët gjatë muajit Qershor të rinjtë testuan dijet e tyre në Gjuhën e Huaj më 3 Qershor, Gjuhë Shqipe dhe Letërsi më 10 qershor ndërsa më 18 qershor ishte provimi i Matematikës.

Tashmë mbi 26 mijë maturantë do të përgatiten më tej për fazën tjetër atë të konkurrimit për në Universitet.

Klan News