Ish-ministri nuk shpjegon për mediat se për çfarë çështjesh u pyet nga Prokuroria

Gjiknuri u fut në ambientet e SPAK rreth orës 9 pa avokat dhe mësohet se u paraqit për t’u pyetur si person në dijeni të rrethanave të një hetimi që po kryhet. Ish-ministri nuk shpjegoi për mediat se për çfarë çështjesh dëshmoi.

Damian Gjinkuri: Është gjëja më normale të vish të japësh shpjegime për ngjarje që i ke mësuar gjatë ushtrimit të detyrës. Shpjegimet i dhashë në prokurori kështu që nuk kam ndonjë informacion për mediat. Kjo është sekret hetimor…

Kjo është hera e dytë që ish-ministri paraqitet në SPAK. Ai ka dhënë dëshminë e tij para hetuesve në 10 shkurt 2023, siç deklaroi publikisht në atë kohë në cilësinë e kallëzuesit për ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan.

Në të njëjtën kohë, në SPAK ka qenë një tjetër ish-ministër. Ilir Beqaj u paraqit në zbatim të vendimit të gjykatës, detyrim paraqitje. Ai kritikoi SPAK që nuk i ka vënë në dispozicion dosjen hetimore të sterilizimit. I kërkoi gjyqtarit Bani të veprojë më shpejtësi për t’u njohur me provat që ka paraqitur SPAK.

Ilir Beqaj: Kjo kërkesë na është pranuar nga prokurorët që në fund të vitit të kaluar, që në Dhjetor, por ndërkohë SPAK prej dy muajsh na ka krijuar pengesa artificiale për të pranuar dosjen dhe avokatët janë drejtuar pardje gjyqtarit Erjon Bani dhe tashmë është vendimi i tij që do na mundësojë akses në dosjen hetimore.

Për dosjen e sterizilimit po hetohet nën masën arrest me burg ish-ministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj dhe biznesmeni që fitoi kontratën Ilir Rrapaj.

Klan News