Dy aktorët Eni Jani dhe Genc Fuga ndanë me të gjithë publikun e spektaklit të kërcimit “Dance With Me”, por edhe teleshikuesit nga shtëpia lajmin se sot ata bëjnë 12 vite që janë martuar.

“Ne sot festojmë 12-vjetorin tonë të martesës. Njeriu përpiqet që të ketë gjëra sa më të bukura në jetë, të cilat, në një moment mbeten vetëm kujtime

 , tha Eni nga skena e “Dance With Me”.

Aktorja Eni Jani tha se pjesëmarrja në “Dance With Me” është një kujtim shumë i bukur dhe vajzat e tyre do e kujtojnë sa herë ta shohin.

“Ne përpiqemi që dy vajzave tona t’u lëmë kujtime të bukura, në mënyrë që sa herë të kujtojnë, të kenë vetëm gëzime. 

 Stina dhe Ajri, më vjen keq që nuk e bëjmë dot tani përqafimin katërsh, por ju do ta bëni duke na parë nga ekrani dhe unë me babin këtu…

”, tha aktorja.

/tvklan.al