Nuk ka shkuar ashtu siç duhet kjo e hënë për Anjeza Majën. Prezantuesja televizive nuk do të kërcejë këtë mbrëmje në spektaklin “Dance With Me” , pasi është dëmtuar në këmbë. Produksioni ka menduar që Anjeza të qëndrojë në panelin e jurisë.

Anjeza Maja:

Më duket më i bukur ky vendi këtu.

Por në mungesë të Anjezës, partneri i saj në kërcim Romeo Veshaj interpretoi me vëllain e tij, Donaldin.

Anjeza Maja:

Nuk e dija se do më zëvendësonit me një burrë, (qesh).

Anjeza do të qëndrojë në juri përkrah aktorit Bes Kallakut si dhe dy anëtarëve të tjerë të jurisë Valbona Selimllarit dhe Robert Drogoti.

Aktori Bes Kallaku do të zëvendësojë këtë të hënë koreografin Kledi Kadiu.

/tvklan.al