Real Madrid nuk heq dorë nga Dani Carvajal. Edhe pse në moshën 32-vjeçare, klubi spanjoll është gati për t’i besuar sërish mbrojtësit të krahut të djathtë. Sipas asaj që raportohet në mediat spanjolle, gjiganti i La Liga ka gati marrëveshjen për Carvajal, i cili pritet të firmos zgjatë të kontratës me klubin para fundit të këtij viti. Lojtari i kombëtares iberike është në vitin e fundit të kontratës me ‘Los Blancos’ dhe i pëlqen rinovimi edhe për një sezon me kampionët e Spanjës.

Carvajal ka luajtur një rol vendimtar për Real Madridin gjatë dekadës së fundit, duke kontribuar në gjashtë tituj të Ligës së Kampionëve dhe katër trofe të La Ligës, së bashku me një fitore të Kampionatit Europian me Spanjën.

Carvajal deklaroi se nuk do të luante për një klub tjetër europian, nëse largohet nga Madridi. Gjiganti spanjoll mbetet i përkushtuar ndaj politikës së tyre për të ofruar vetëm zgjatje 12-mujore për lojtarët mbi 30 vjeç, me Luka Modric një shembull të qëndrueshëm të strategjisë.

Klan New